Ndahet nga jeta pedagogu i njohur shkodran

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare pedagogu shkodran Prof. Dr. Vehbi Hoti.

Hoti ishte professor i dalluar për një punë serioze studimore shkencore. Ai ka pasur një aktivitet të pasur botues e kumtues. Ishte autor dhe bashkëautor i shtatë botimeve monografike, 4 teksteve mësimore për shkollën e lartë dhe dy për shkollën e mesme.

Ka botuar rreth 60 punime në shtypin shkencor dhe ka referuar në 50 sesione e konferenca shkencore. Ka marrë pjesë në disa projekte dhe ka bashkëpunuar si ligjërues me disa universitete edhe jashtë vendit, si Mal të Zi e Maqedoni. Rrjedhim i kësaj pune janë gradat dhe titujt që ka fituar, nga Doktor i Shkencave deri te Prof. Dr.

Vehbi Hoti lindi në Shkodër më 6 Prill 1942. Me ndarjen e tij nga jeta, familjarët njoftojnë se varrimi bëhet ditën e nesërme ora 11.00 në varrezat e Sharrës në Tiranë.