Radha kilometrike në Kakavijë, reagon Sandër Lleshaj
Ministrit i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reguar në lidhje me situatën kaotike që është shkaktuar në pikën kufitare të Kakavijës.

Qindra emigrantë shqiptarë kanë mbetur në radhë të gjata për shkak të procedurave të reja nga COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj ka një thirrje për qytetarët.

“Të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta”.

Sipas ministrit, kjo situatë është krijuar për shkak të procedurave të reja të testimit për Covid-19.

Postimi i plotë i Sandër Lleshajt

Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek 🇦🇱🇬🇷 kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese.

Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.

Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta.

Shtuar më 14/08/2020, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori