Kovaçevski: Ballkani i Hapur po jep rezultate në ekonomi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha në Itali se kufijtë po pengojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të komunikojnë me njëri-tjetrin, ndaj duhet të hiqen sa më parë.

“Ballkani i Hapur po jep rezultate për njerëzit e bizneset. Ballkani i Hapur nuk është nismë politike por ekonomike, e cila mbështetet në 4 liritë në të cilat bazohet BE dhe provohet përmes shifrave. Tregtia e MK dhe Serbisë në 2022 krahasuar me 2019 është rritur me 53%. Kjo provon se barrierat jotarifore ishin ato që ndaluan bizneset të ecin së bashku. Ne përmirësuam rritëm dhe përshpejtuam tregtinë mes vendeve.

Nuk ka budallallëk më të madh se kufijtë në Ballkan. Jemi të vetmet vende me kufi në Europë. Të dhënat që Vucic ndau me ne që 70% e transportit kalohet në kufi ndahen edhe nga Banka Botërore. S’kemi nevojë për këta kufi. Ky panair verërash është i rëndësishëm edhe për Maqedoninë e Veriut. Sot do të shihni verëra me shumë cilësi nga vreshtat më të mira. Ky bashkëpunim rajonal që kemi jo vetëm ndihmon qytetarët por të gjithë në 3 vendet tona. Po kështu do jetë mundësi për të tërhequr ekspozuesit që të vijnë te panairi ynë i verërave. Diskutuam edhe për prodhuesit filmikë, kineastët shkojnë në festival të rëndësishme në mbarë botën por kemi rënë dakord që të kemi festivalin e Filmit në Shkup.

Nëse ka një gjë që ka rezultuar e drejtë është se nëse jemi së bashku, jemi gjithmonë më të fortë”, tha Kovaçevski.