Zyrtarët ukrainas: Granatohen me predha kapanonet e grurit në portin e dytë më të madh në Ukrainë

Në Mykolaiv, një qytet i kontrolluar nga ukrainas në lindje të Kherson, zyrtarët ukrainas thonë se kapanonet e grurit janë goditur nga predha ruse.

Granatimet, të cilat nodhën të martën, shkaktuan një zjarr që ende digjet një ditë më vonë, thonë ata në një postim në Facebook, duke prekur një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë.

Mykolaiv është një qytet port i madh në lumin Bug Jugor afër Detit të Zi dhe ka disa terminale kryesore të drithit.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se duan ta rihapin atë për eksportet e drithërave, të ndaluara nga lufta, pas rihapjes së tre porteve të tjera muajin e kaluar sipas një marrëveshjeje me Rusinë./albeu.com


Shtuar 31.08.2022 17:56