Nuk fshihen më! Nga pushimet luksoze të Era Istrefit dhe Amir Rrahmanit (FOTO LAJM)

Tashmë është zyrtare, kapiteni i Kosovës në futboll Amir Rrahmani dhe Era Istrefi janë në një lidhje dashurie.

Ata kanë konfirmuar lidhjen teksa kanë shpërndarë disa fotografi nga një garë e “Formula 1” në Itali.

Ndërsanë postimet e këngëtares shihet trupi i Rrahmanit në një foto, në të cilën ai mban në qafë një zinxhir me numrin 13, numër që e mban te ekipi i Napolit.

Prej kohësh në mediat rozë është përfolur për lidhjen e tyre, por tashmë nuk ka më dyshime.


Shtuar 15.08.2023 20:52