Aksidenti i rëndë në Bulqizë, del nga rruga furgoni me nxënës, raportohet për 5 të plagosur

Një furgon që transportonte nxënës është aksidentuar këtë të enjte në Bulqizë.

Mjet tip furgon ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar disa nxënës. 5 prej tyre janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se në furgon ndodheshin nxënës të një shkolle profesionale. Ata kanë qenë duke shkuar në minierën e Bulqizës për praktikë.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Pritet njoftim zyrtar nga policia për më shumë detaje./albeu.com/ 


Shtuar 6.04.2023 15:51