Qyteti i Vlorës feston Pavarësinë
Pëlqej
Në këtë përvjetor të 98 të pavarësisë së Shqipërisë, në Vlorë, aty ku më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti Flamurin Shqiptar, sot u përsëriti rituali mes qindra qytetarëve të pranishëm. Ka qënë kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika që drejtoi ceremoninë e sotme të ngritjes së flamurit si dhe mbajti një fjalë të rastit. Edhe pse Vlora konsiderohet si epiqendra e kësaj feste mbarëkombëtare, krerët kryesore te shtetit dhe opozites e kanë bojkotuar ceremoninë.

Aktivitetet nisën me homazhet dhe vendosjen e kurorave në vendin ku prehet Ismail Qemali, kryeministri i parë të Pavarësisë, që ndodhet në Lulishten e Flamurit pranë Sheshit me të njëjtin emër. Të pranishmit, mes të cilëve deputetë, drejtues të forcave politike në nivel lokal dhe përfaqësues të komuniteteve fetare, të ardhur nga Kosova, qytetarë të shumtë etj, morën pjesë dhe në një miting që u zhvillua në Sheshin e Flamurit.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, në fjalën e vet u ndal në dimensionet e kësaj dite që, sic u shpreh ai, “do të ndrijë si dita më me peshë në historinë e popullit shqiptar”. “Sa më shumë kohë që të kalojë, aq më shumë e madhe do të duket vepra e madhe e patriotit të shquar Ismail Qemali, dhe bashkë me të edhe e shumë shqiptarëve të mëdhenj nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova, nga Jugu dhe Veriu, që ditën të ndërmerrnin aktin më të madh të historisë sonë kombëtare”, tha Gjika. Krerë të shtetit dhe perfaqesues te larte te opozites i munguan ritualit te sotem ne Vlore, perfaqesia e tyre ishte vetem ne nivel lokal.

Me pas me këtë rast, në Sheshin e Flamurit u dha një koncert me këngë popullore nga të gjitha trevat dhe muzikë të lehtë ku interpretuan këngëtarë nga Vlora dhe kryeqyteti. Ceremonitë në përkujtim të kësaj dite, vazhduan me vizita në Muzeun e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.
Shtuar më 28/11/2010, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori