Qyteti i Durrësit mirëpret festivalin e muzikës së dhomës (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Duke filluar nga nata e mbrëmshme, qyteti antik i Durrësit mirëpret edicionin e nëntë të festivalit ndërkombëtar të muzikës së dhomës. Koncertet e këtij edicioni do të zhvillohen në një nga galeritë e Amfiteatrit Romak të Durrësit, në datat 20-28 gusht 2014.


Festivali organizohet nga shoqata “Arti dhe kultura italo-shqiptare”, krijuar në vitin 2004 në Durrës me nismën e disa artistëve durrsakë. Festivali i muzikës së dhomës këtë vit do të mirëpresë koncertet e instrumentistëve si: Merita Rexha Tërshana, Ermir Abeshi, “Milano Chamber Orchestra”, Daniel Auner, Aristidh Prosi, Nevila Kalaja Herczegh, Konstantin Ilievsky, etj. Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori