Qytetarët u ankuan mbrëmë për ambulancën, përgjigjet Beqja
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën ku dje një qytetar ka humbur ndjenjat në zonën e Kombinatit në Tiranë, e ndërsa ambulanca sërish vjen me vonesë, duke mos qënë në shërbim të qytetarit në kohën e duhur.

Përmes një deklarate për mediat, ministria sqaron se pavarësisht kohës së keqe, qytetari është transportuar në orën 20:38 në QSUT, ku ka arritur të marrë shërbimin e specializuar të kujdesit shëndetësor.

Autoambulancës i janë dashur 15 minuta për të mbërritur në vendodhjen e personit në nevojë, pas marrjes së thirrjes.

Po sipas deklaratës në fjalë, vendodhja e qytetarit në nevojë ishte zona e Kinostudios dhe jo Kombinati. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2016, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori