Infermierja ndërroi jetë në aksident, Gjykata e Lezhës e liroi shkaktarin, prokuroria ankimon vendimin

Prokuroria e Lezhës ka ankimuar ditën e sotme vendim që ka dhënë gjykata për Prokuroria e Lezhës ka ankimuar vendimin e gjykatës shkaktarin e aksidentit të ndodhur në muajin maj të vitit 2021, ku humbi jeten infermierja Marjeta Gjergji dhe u plagosen 4 pjestarë të familjes së saj, mes të cileve dhe fëmija 2 vjeç.

Ankimimi është bërë nga prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili nuk është pajtuar me vendimin e dhënë nga gjyqtari Artan Hajredinaj i cili e dënoi shtetasin E.M me 6 vite burg për vepren penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar ju ul 1\3 e dënimit, ndërsa e zbuti edhe më tej, duke përdorur si argument nenin 59 të kodit penal dhe pezulluar denimin me burg.

Nga referimi i dosjes hetimore ka rezultuar se organi i akuzës kishte arritur të provojë se shkak i këtij aksidenti ishte bërë parakalimi i gabuar i automjet tip “Benz”.

Në përfundim të dosjes dhe gjatë konkluzioneve të marra u kërkua dënimi me 11 vite vite burg i drejtuesit të mjetit.

Kujtojmë se aksidenti tragjik u regjistrua mesditen e 7 majit të vitit 2021, në superstraden Lezhë-Shkodër, pranë vendit të quajtur kryqëzimi i Kakarriqit./albeu.com