Qytetari thumbon me ironi Ramën: Shih mos të përmbytet vila në Surrel
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama është vënë në shënjestrën e komenteve negative nga ndjekësit e tij në Facebook pas përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë vendin.

Shumë komentues e akuzojnë për fasada dhe për propogandë duke shtuar se ditën e sotme u provuan të gjitha mashtrimet e tij.

Pavarësisht se Rama akoma nuk ka replikuar siç bën vazhdimisht në Facebook, komentuesit nuk kanë ndërmend të ndalen.

Njëri prej tyre me ironi e pyet Ramën se si është vila në Surrel, duke i sugjeruar të mos e vrasë mendjen për shtëpinë e përmbytura të shqiptarëve.

Komentuesi: Aman o Edi, ruju se po të shembet bunkeri që ke në Surrel e skena ku të gjejm më një njeri të sëmurë si puna jote. Ndërsa për njerëzit mos e vrit mendjen, partia të na rrojë se të tjerat rregullohen. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2017, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori