Qytetari habit edhe vetë Metën: Dhe jetën e jap për ty! (FOTO LAJM)

Presidenti Meta nuk ka ndërmend të ndalet së organizuari protestën e 2 marsit, ku sipas tij bëhet me qëllimin e vetëm për të mbrojtur institucionet.

Meta i ka kthyer përgjigje një komentuesi në faqen e tij zyrtare në "Facebook", duke përsëritur thirrjen për t’u mbledhur më 2 mars në Tiranë.

Komentuesi i kërkoi Presidentit të mos tërhiqet, pasi i premtoi se edhe jetën e jep për të.

“President mos na zhgënje, mos u tërhiq se edhe jetën e jap për Ju!”,i është drejtuar një komentues Presidentit në Facebook.

“I dashur Anton! E di që bën shaka, por mos harro të lajmërosh dhe miqtë! Në 2 Mars të gjithë Kuqezi! Të pres me qetësi dhe dashuri për Besëlidhje!”, ka qenë përgjigja që i ka dhënë kreu i shtetit komentuesit në fjalë, duke treguar kështu vendosmërinë e tij, për protestën e fillimit të muajit tjetër.

Shtuar më 21/02/2020, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori