Prej 17 vitesh pjesë e televizionit, e gjeni dot sa vjeç bën sot Klea Huta (FOTO LAJM)

Klea Huta është një nga personazhet publik, që si rallëherë ndodh pëlqehet në masë nga publiku. Ajo ka fituar zemrën e publikut me ëmbëlsiën dhe çiltërsinë që përcjell në çdo dalje të saj televizive.

Sot Klea Huta feston ditëlindjen e 29. Moderatorja, këngëtarja apo akotrja, ka nisur daljet e saj në televizion që 17 vite më parë, kur isht vetëm 12 vjeç në “Kripëmjaltëzat” dhe ka gjetur gjithmonë sukses në projektet e saj deri më sot.

Rreth 5 vite më parë, Klea Huta konfirmoi lidhjen me këngëtarin Elgit Doda dhe sot janë prindët të një vogëlushi shumë të ëmbël Kridit.

Urimet në rrjet për Klean kanë nisur që në mesnatë nga miq dhe fansa. Ne po e kujtojmë me këtë foto kur ishte vetëm 15 vjeç./albeu.com/