Veliaj flet pas rikonfirmimit si kryebashkiak: Tirana vendosi të ecë përpara

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë qytetarët, të cilët kanë mbështetur Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj.

Duke folur në News 24, Veliaj siguroi se është i vendosur që të punojë dhe të ecë përpara pa i ndarë njerëzit sipas bindjeve politike.

Ishte një rezultat shumë i mirë, në fakt përtej pritshmërive. Sigurisht, ky nuk është një pretekst apo një argument për vetëkënaqësi sepse unë besoj se duhet të dëgjojmë edhe mesazhin e pakicës dhe të sigurohemi që vazhdojmë të komunikojmë, vazhdojmë të punojmë. Po Tirana na dha një mbështetje të jashtëzakonshme. Unë e konsideroj veten të privilegjuar dhe të bekuar, nderin e jetës time të vazhdoj t’i shërbej këtij qyteti. Fakti që mbas gjithë këtyre debateve Tirana ka vendosur që të eci përpara. Ndjehem sot shumë shumë i përulur. Edhe njëherë rezultati është mbresëlënës, por nuk është arsye për eufori, por është arsye për t’iu kthyer punës me mëngë të përveshura”, deklaroi Veliaj.


Shtuar 16.05.2023 15:01

Tags: ,