Qytetarët s’i ndahen Ramës: Turp, të bëri e moshuara për ujë të ftohtë! (VIDEO)
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme pas konferencës për ekonominë në vend, u bë pjesë e një familje e cila kishte probleme me sëmundjen e diabetit.

“BUXHETI 2018 rimburson jo vetëm insulinën për diabetikët e çdo moshe, por edhe fishat e diabetit për të gjithë fëmijët e Shqipërisë - Mesatarisht 1.2 milionë lek në vit kursim për familjet.

Çdo ditë një hap të vogël në rrugën e Shqipërisë që duam”- shkruan Rama në Facebook.

Por komentuesit i kujtojnë Ramës “shëndetësinë falas” e disa të tjerë e thumbojnë duke i kujtuar fjalët e të moshuarës në Burrel. (Shihni videon më sipër)

Një ndër komentuesit i shkruan kryeministrit se nuk ka mbajtur asnjë premtin dhe i kujton se e moshuara nga Mati e bëri për ujë të ftohtë para mediave dhe simpatizanëve të tij.

Komentuesi: Erdhe në Burrel, dru hyre e dru dole. S’mbajte asnjë premtim për investime të bëri plaka për ujë të ftohët.

Të kemi votuar për mirëqënie, kemi dy hidrocentrale e skemi ujë me pirë, edhe faturën mujore e paguajmë z.kryeministër. /albeu.com/


Shtuar më 14/11/2017, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori