Qytetarët masakrojnë Ramën për rrugët: Gomari ku do të kalojë apo të fluturojë?

Pëlqej
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur duke uruar ndjekësit e tij për një ditë të mbarë me imazhe nga aksi Kukës- Shishtavec.

“Mirëmëngjes, dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të aksit Kukës- Shishtavec, rindërtimi i të cilit nxorri nga izolimi 14 mijë banorët e 19 fshatrave të komunave Zapod, Topojan dhe Shishtavec. Përveçse rrit aksesin e banorëve për shërbime dhe tregje, këtë verë ka qenë një mundësi e shkëlqyer për ata që kanë qenë në kërkim të bukurive natyrore ende të paeksploruara në zonën e Shishtavecit”- shkruan Rama në Facebook.

Por komentuesit kanë shpërthyer në kritika duke i kujtuar kryeministrit Edi Rama të gjitha rrugët me probleme nëpër Shqipëri.

Disa prej tyre e kritikojnë për segmentin e rrugës pasi është vetëm një kalimshme, gjë e cila është shkak edhe për aksidente.

Komentuesi: Nuk ka nevojë për reklama, pastaj je kryeminister dhe je përgjegjës ndaj Shqipëris. Mos puno po deshe sepse populli të ndëshkon, për këtë të ka votuar populli jo për reklama etj...
Këtu në Suedi, nuk dalin politikan në tv📺 siq del ti çdo ditë...

Komentuesi: Çka për tu mburrur këtu?! Për këtë punë jeni aty ku jeni,t'ua bëni jetën më të mirë qytetarëve tuaj. Për më tepër kjo rrugë ka nisur me qeverinë Berisha dhe shyqyr që e mbaruat!

Komentuesi:O genjeshtar ne at zon banoj un ajo zon esht si ne vitet 90 t .per shishtavec rrugen keyesesore e beri qeveria e meparshme

KomentuesiNjë rrug një kalimshe bere o i zi,
Turp per ty
Po gomari ku do kaloj
Apo fluturon ?
Je i pa pare per mashtrus

Komentuesi:Mirmengjes.... Po nuk i hodhe syte njehere ktej nga periferia me e afert e Tiranes, ne Paskuqan, do ngelemi si periferia e Kabulit, sepse ndoshta edhe atje ka Xhelal kryetar bashkie sic e kemi dhe ne ktu...

Komentuesi: Vetem njoni boni rruge ne Shqiperi ..cau malet ..jepjani hakun qe takon ..Sali Berishes ..Ju qe premtuat na kenaqet fare ..puna e juaj ishte shkaterrimi i opozites gje qe si duket e arritet ! /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2017, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori