Qytetarët "masakrojnë" miss-in me proteze në këmbë: Juve u mungon zemra!

Një vajzë bukuroshe ka zënë vendin e tretë në Miss Italia pavarësisht se ajo ka humbur këmbën">këmbën kur ishte 13-vjeç.

Ajo quhet Chiara Bordi, 18 vjeç, dhe padyshim që ishte vajza e cila tërhoqi më shumë vëmendje në këtë konkurs bukurie.

Ajo shfaqi me krenari këmbën">këmbën e saj me protezë teksa paraqiste bukurinë gjatë spektaklit.

Por italianët nuk ishin të mësuar me një pamje të tillë dhe shpërthyen në komentë negative.
Sipas tyre ajo e fitoi vendin e tretë duke e përdorur "gjymtimin" e saj.

Përgjigja e modeles: Po, mua më mungon një këmbë, por ty të mungon zemra dhe truri.

Unë nuk jam e interesuar të fitoj, por t’i tregoj botës se jeta është ende e bukur kur rilind pas një ngjarje tragjike. /albeu.com/



Shtuar më 19/09/2018, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori