Qytetarët kërcënojnë Ramën për “mbulimin” e Skëndërbeut: Do i vëmë flakën parlamentit
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zgjedhur për të uruar një ditë të mbarë me një artikull të "Ëall Street Journal" për Gjirokastrën.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull për Shqipërinë dhe Gjirokastrën, botuar në Ëall Street Journal”, -shkruan Rama në Facebook.

Por komentuesit akoma i kërkojnë llogari mbi “mbulimit” të Skëndërbeut ditën e Kurban Bajramit.

Komentuesi: Presim një përgjigje nga ju zoti kryeministër pse u mbulua Skënderbeu, jam shqiptar dhe nuk më intereson feja por bëni kujdes se gjërat nuk po shkojnë mirë me gjithë ato xhamia, thirrini trurit se për ndryshe ju fusim flakën e gjithë parlamentit se faji është i juaji, ok flm”, shkruan një prej komentuesve.

Komentuesi: Paska veshur këpucë kjo tregon që edhe ti reflekton, tani thuaj ndonjë fjalë për mbulimin e Skënderbeut se janë zhgënjyer shumë njerëz.

Komentuesi: Photo of The Day për mua do të ishte kur të shkoni ti përkuleni me nder shtatores së Skënderbeut. Ju z.Rama dhe të gjithë imamët e tjerë, na e bëtë gjakun ujë edhe neve nga larg atdheut... Turp.

Komentuesi: Zoti kryeministër në Shqipëri është bërë e nevojshme një ligj për mbrojtjen e figurave kombëtare.

Komentuesi: Shpresojmë të na japësh një përgjigje për skandalin që ndodhi në Tiranë, u mbulua Skënderbeu nga një grup morracakësh se nuk dinë akoma nga e ka prejardhjen Shqipëria. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2017, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori