"Qytetarët kanë pse të kenë frikë", rrjeti tallet me ministrin Lleshaj
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ndodhur në një vizitë, pas vrasjes së dyfishtë dje në Shkodër, i pyetur nga mediat për ecurinë e hetimeve është shprehur se nuk dinte gjë për to, por edhe nëse do të dinte nuk do të fliste sepse nuk ja lejon detyra, për shkak të sekretit hetimor.

Megjithatë në vijimësi të intervistës, i pyetur nga gazetarët nëse qytetarët e Shkodrës janë të frikësuar nga një mori vrasjesh të ndodhura në qytet kohët e fundit, Lleshaj bënë gafën epike, duke u shprehur përball kamerave se “kanë pse të kenë frikë” mirëpo që më pas vetëkorrigjohet duke u shprehur se “ qytetarët s’kanë pse të kenë frik녔, shkruan faxweb.

Ka mjaftuar kaq që lajmi të bëjë xhiron e rrjetit dhe ndërkohë është komentuar së tepërmi edhe nga gazetarët. Në një postim të tij në rrjetet sociale nën titullin “Për të qeshur apo për të qarë”, Denis Dyrnjaja pasi përshkruan ngjarjen e ndodhur dje, me një ironi të thellë i është drejtuar rastit duke u shprehur: “Megjithë respektin për kamarierët, por nëse dikur puna më e thjeshtë ishte të bëheshe kamarier sot puna më e thjeshtë është të bëhesh ministër. Mund të bëhet kushdo. Ja p.sh Ministri i Brendshëm ose Ministër i Jashtëm!”

Ndërkohë ngjarja është komentuar edhe nga gazetari Poli Hoxha i cili na sjell në kujtesë “sforcimin epik të Niko Brahimaj për të mos ia plasur të qeshurit, pas deklaratës së Ministrit Lleshaj”

Postimi i plotë i Denis Dyrnjaja:

Për të qeshur apo për të qarë?!

Ministri i Brendshëm flet nga Shkodra për vrasjen e dyfishtë sot e ju thotë gazetarëve që e pyesin për ecurinë e hetimeve se nuk dinte gjë për to, por edhe nëse do të dinte nuk do të fliste sepse nuk ja lejon detyra. Pastaj vijon e thotë se janë çështje për larje hesapesh. Dhe për t’i vënë kapak pasi gazetarët e pyesin që qytetarët e Shkodrës janë të frikësuar nga një mori vrasjesh, Lleshaj ju thotë përmes kamerave, se s’kanë pse të kenë frikë. Madje aq i pasigurt është dhe vetë në atë që thotë sa fillimisht thotë kanë pse të kenë frikë dhe pastaj korrigjon veten e thotë s’kanë pse të kenë frikë…

Megjithë respektin për kamarierët, por nëse dikur puna më e thjeshtë ishte të bëheshe kamarier sot puna më e thjeshtë është të bëhesh ministër. Mund të bëhet kushdo. Ja p.sh Ministri i Brendshëm ose Ministër i Jashtëm!
Shtuar më 31/03/2019, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori