Qytetarët ia thonë në sy Gjiknurit: A ecën dot në baltë me këpucët 1500 euroshe?
Ministri i Ramës Damian Gjiknuri është përplasur me disa të rinj gjatë një takimi në Mamurras.

Të zhgënjyer dhe revoltuar, banorët e zonës i kanë kërkuar llogari për infrastrukturën rrugore dhe riparimin e urës së "Drojës" që prej muajsh është shembur.

Video më sipër e cila tregon përplasjen është publikuar nga ish-kryeministri Berisha dhe shihet se si Gjiknuri u vë përballë qytetarëve një projekt "300 milionë eurosh", ndërsa banorët i tregojnë baltën ku janë zhytur dhe rrugët pa asfaltim.

"Të rinjtë e FRPD Mamurras kryqëzojnë Gjiknurin!

Ata denoncojnë:

Diskriminimin e Veriut në investime dhe pyesin Gjiknurin:

A mund të kaloni këtë urë në këmbë me këpucët e tua që kushtojnë 1500">1500 euro?

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e të riut dixhital!"- shkruan Berisha në Facebook. /albeu.com/




Shtuar më 20/06/2018, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori