Qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës përmes një peticioni kërkojnë ndërtimin e
Albeu.com
Qytetarët e besimit islam të pjesës veriore të komunës së Mitrovicës, me anë të një peticioni drejtuar institucioneve të të gjitha niveleve ndërkombëtare dhe vendore, kërkojnë që të lejohet ndërtimi i një xhamie matanë Ibrit. "Lidhur me pakënaqësinë dhe shqetësimin e qytetarëve të pjesës veriore të komunës së Mitrovicës, të përkatësisë së besimit islam, të nacionaliteteve shqiptarë, boshnjak, turk, ashkali, goran, egjiptian, lidhur me ndërtimin e xhamisë së urës së Ibrit, propozojmë që për kryerjen e nevojave të domosdoshme e fetare, kërkojmë lejimin e ndërtimit të Xhamisë së Ibrit në pjesën veriore të Mitrovicës", thuhet në këtë peticion. Qytetarët kërkesën e tyre e arsyetojnë me faktin se besimtarët islamë në veri të qytetit nuk kanë ku t'i kryejnë ritet e tyre fetare.
Po ashtu në këtë peticion pëerkujtohet se të gjitha objektet fetare (ortodokse), janë meremetuar dhe po ndërtohen të rejat. Dje më 8.11.2005 është u përurua objekti i ri i Kishës Ortodokse në pjesën veriore, thonë qytetarët, duke shtuar se nuk janë kundër ndërtimit të asnjë objekti fetar, edhe pse në pjesën veriore kurrë nuk ka pasur faltore ortodokse, thuhet në peticion.
Ata po ashtu këtë kërkesë të tyre e arsyetojnë edhe me të drejtën elementare të ushtrimit të fesë, gjë e cila prej 6 vjetëve nuk po i mundësohet. "Por, kaluan gjashtë vite dhe neve nuk po na mundësohet ndërtimi i të vetmes xhami të cilën e kemi pasur qysh para 200 viteve", thuhet në peticionin e nënshkruar nga më shumë se 500 qytetarë. QIK
Shtuar më 10/11/2005, ora 01:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori