Qytetarët e përmbytur s'pranojnë ndihmat e përplasen me Lelin për lumin (VIDEO)
Banorëte përmbytur të Vlorës në Novoselë i janë drejtuar kryebashkiakut të Vlorës pas dëmeve të shumta të shkatuara nga përmbytjet e pak ditëve më parë.

Gjatë një vizite në këto zonë. Leli është përplasur me banorët të cilët i kanë kërkuar investime e zgjidhje për lumion e jo makarona e sheqer.

Por jo vetëm kaq, banorët njëzëri nuk kanë pranuar ndihmat duke bërë thirrje për investime në lum që përmbytjet të mos përsëriten më.

Qytetari:Duam zgjidhje për lumin, jo një pako makarona, apo vetëm sheqer. Kërkojmë ngritjen e argjinaturës mbrojtëse të lumit Vjosë, ndërkohë që edhe të ndihmohen apo dëmshpërblehen realisht ata banorë që janë prekur nga përmbytjet.

Mos të ndodhë si në vitin 2015, kur ndihma morën ata që nuk ishin prekur aspak nga përmbytjet, ndërsa të tjerë që patën dëme të mëdha nuk përfituan. Janë bërë ndarje selektive, për ata që nuk janë përmbytur, por tani kërkojmë ngritjen e argjinaturës, me të paktën dhe një metër, çka do t’u jepte zgjidhje përmbytjeve.

Dritan Leli – Ku e ke ndërtuar shtëpinë? Afër lumit…, por nëse do isha unë, do të më vinte turp nëse sot ngrihesha dhe flisja para fshatit, kur shtëpinë e kam afër lumit. /albeu.com/


Shtuar më 08/12/2017, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori