Qytetarët e Kosovës ndër më optimistët në botë
Albeu.com
Sipas hulumtimeve të agjencisë së mirënjohur Gallup Interneshënell (SHBA) qytetarët e Kosovës janë ndër më optimistët në botë.Madje tashmë në pesë vitet e fundit rregullisht janë ndër optimistët kryesorë, me një trend pozitiv, meqënëse vitin e kaluar ishin të tretët, sivjet janë në vendin e dyt në listën e optimistëve.


I pari është Vietnami, tash e tri vjet me radhë. Ndërkaq Bosnja e Hercegovina dhe Greqia ndajnë vendin e parë në listën e vendeve më pesimiste në botë, në vendin e dytë janë Filipinet, në të tretin Serbia. Sipas këtyre hulumtimeve Kosova bashkë me Rusinë me përqindjen më të vogël presin konflikte ndërkombëtare, ndërkaq lidhur me këtë çështje më negative janë pritjet e qytetarëve të SHBA-ve, të Serbisë dhe B e H-së. Pyetjes se a do të përmirësohet situata e tyre personale, 73 % e qytetarëve të Kosovës janë përgjigjur pozitivisht, kurse vetëm 9%e tyre mendojnë se do të jetë më keq. Gallup Interneshënell këtë hulumtim e ka bërë gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2OO5 në gjithsej 63 shtete, ku janë anketuar 57 mijë njerëz, të cilët do të përfaqësonin popullatën prej 2,1 miliardë njerëzish. rtk
Shtuar më 04/01/2006, ora 18:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori