Qytetarët alarmohen nga Posta Shqiptare: Po na kthehet në makth
Pëlqej
Blerjet online kohët e fundit janë bërë shumë të nevojshme pasi klientët marrin atë që dëshirojnë pa qenë e nevojshme që ata të shkojnë në dyqan apo në treg për të marrë diçka. Por mesa duket kjo formë e cila nuk njeh kohë dhe hapësire po kthehet në makth për blerësit nga Shqipëria.

Një qytetare ka denoncuar te Nisma# nuk shkruan se “ne Posten Shqipetare e cila na ka sjelle nje stres dhe anknth ne lidhje me blerjet online ose dergesat e pakove nga jashte. Duke filluar nga shume dyqane ne ebay ose amazone te cilet kane bllokuar dergesat e pakove ose kolive ne Shqiperi me preteksin e rritjes se reportimeve nga bleresit se humbasin ose demtohen”.

Statusi i plotë

Mirdita, dua te ngre nje shqetesim qe momentalisht eshte i vogel ne krahasim me cka ndodh sot ne Shqiperi. Behet fjale per Posten Shqipetare e cila na ka sjelle nje stres dhe anknth ne lidhje me blerjet online ose dergesat e pakove nga jashte. Duke filluar nga shume dyqane ne ebay ose amazone te cilet kane bllokuar dergesat e pakove ose kolive ne Shqiperi me preteksin e rritjes se reportimeve nga bleresit se humbasin ose demtohen. Avantazhet e ketyre dyqaneve jane shume duke nisur nga cilesia dhe cmimi i ulet ne krahasime me matrapazet shqipetar qe fitojne mbi 200% per te njejtin produkt.

Marrja ne dorezim e pakove (me raste te demtuara) shkon me dite te tera pra me pak fjale me shpejt leviz drejtori i postes neper forume boterore sesa merr pakon ne dorezim. Te mos llogaris detyrimin doganor qe na rropi. Une i kam dhene zgjidhje ne posten e Janines duke eleminuar dogane dhe me ato leke qe kursej mbush serbatorin e makines me karburant cilesor. Po ju dergoj dhe pergjigjen e postes me fotografi. Nese shteti yne nxjerr ligje idiote atehere njerezit do gjejne shtigje. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori