“Qytetarë rrini të qetë, çmimi i ujit nuk është rritur”
Këshilltari i djathtë i Bashkisë së Tiranës, Fabian Topollaj, ka deklaruar se vendimet e miratuara sot nga këshilli bashkiak i Tiranës, përshirë edhe atë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, janë të paligjshme.

Topollaj më tej bëri thirrje që qytetarët të rrinë të qetë, pasi sipas tij vendimi për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë nuk ka kaluar.

Në një lidhje telefonike për News24, Topollaj shpjegon dhe arsyen duke thënë se vendimi është marrë në mungesë kuorumi, pasi kanë votuar disa individë që nuk kanë qenë këshilltarë.

“Është marrë në kushtet e mungesës së kuorumit. Ky është akt hajdutërie i kryebashkiakut Veliaj. Pas taksave të qytetit, pas parkingjeve dhe biletës së urbanit, rriti dhe ujin. Pavarësisht se Veliaj pretendon, kuorumi nuk është arritur. Këshilli e nis mbledhjen vetëm nëse ka 31 këshilltarë të këshillit bashkiak.
Zëvendësimi i mandatit, kur ikën një këshilltar dhe vjen një tjetër, e merr vendimin vetë këshilli. Kanë qenë 7 këshilltarë që janë zëvendësuar, dhe këta janë llogaritur në kuorum, individë pa qenë ende këshilltarë. Duhej të evidentohej prezenca e kuorumit në fillim të mbledhjes. Veliaj në panik për të kaluar vendimin e tij të radhës të hajdutërisë, kjo që ka bërë Veliaj sot është diçka e paprecedentë moral. E bëri pas zgjedhjeve se kishte frikë, sa mbaruan zgjedhjet e miratoi,” tha Topollaj. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2017, ora 20:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori