Qytetarët e BE-së me letërnjoftime në Maqedoni
Albeu.com
Qytetarët e BE-së dhe vendeve nënëshkruese të Marrëveshjes së Shengenit, do të mund të hyjnë në Maqedoni vetëm me letërnjoftime.Zëvendëskryeministri Ivica Bocevski tha se vendimi i qeverisë synon thellimin e integrimit midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.
"Qeveria e Maqedonisë dje vendosi dhe i harmonizoi ndryshimet e Ligjit për të huajt me të cilat do të mundësohet që qytetarët e vendeve anëtare të BE dhe të gjitha vendeve anëtare të Marrëveshjes së Shengenit, i cili përfshinë edhe vendet që janë jashtë Bashkimit, të mund me letërnjoftime të hyjnë në territorin e Maqedonisë. Në këtë mënyrë mundësohet thellimi i mëtejm i integrimit midis Maqedonisë dhe vendeve të Evropës", deklaroi Bocevski.
Shtuar më 28/08/2008, ora 01:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori