Quajti Berishën “të rrjedhur”, Rama: Nëpër dhëmbë e thashë
Pëlqej
Pak pasi Ruci e hodhi poshtë kërkesën për përjashtimin e kryeministrit Rama nga Parlamenti, edhe kryministri ka thënë fjalën e tij.

Ai i quan si qesharake kërkesat e opozitës dhe se Parlamenti do të funksionojë sipas rregullaveshkruara bashkërisht dhe jo siç duan ata.

I pyetur nëse ai e ka fyer apo jo Berishën në kuvend Rama, u përgjigj:

Nëpërdhëmbë

Më tej vijoi deklaratën e tij për kërkesën e opozitës dhe largimin e Nokës.

“Jemi në një pozitë të vështirë. Nuk po ja dalim dot të arrijmë në momentin që opozita të bindet që parlamenti klub të dehurish ka vdekur që më 25 qershor. Ky parlament i dalë nga zgjedhjet funksionon në bazë të rregullaveshkruara bashkërisht. Mbi bazën e këtyre rregullave ka nisur të funksionojë do apo jo Partia demokratike bashkë me motrën tonë LSI-në. U mësuan me parlamentin Mejhane kur merrej fjala sa herë që duan. Tani si i bëhet që opozita të kuptojë 1 orë më parë që nuk bëhet siç duan ata,” tha Rama.
Shtuar më 12/10/2017, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori