Transplantet tashmë edhe në QSUT
Operacion zemre
Së shpejti në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" do të ngrihet Qendra kombëtare e Transplanteve e cila do të ndihmojë të gjithë pacientët të cilët do të kenë nevojë për ndyrhyrje.


Ministri i Shendetësie Petrit Vasili ka nënshkruar një marreveshje bashkepunimi me qendrën kombetaretransplanteve në Itali, e cila do të ofrojë eksperiencen e saj.

"Eshtë një bashkëpunim zyrtar formal dhe që hap rrugë të madhe, jo vetëm për perfeksionimin e mekanizmave tona, por edhe i hap rrugën edhe formimit të grupit të ekipit të transplanteve, i cili mundëson zgjidhjen e këtij problemi për një kohë të gjatë dhe njëkohësisht u jep përgjigje edhe kërkesave jetike të pacientëve të caktuar, të cilët kanë nevojë për ndërhyrje të tilla, duke patur prioritet në radhë të parë transplantin e veshkave dhe në rrugë e sipër në vitet që do të pasojnë, duke formuluar edhe ambicje më të mëdha se kaq", tha Vasili.

Mjeket italiane do të sjellin pervojen e tyre për transplantin e veshkave jo vetem me donacionin e personave të gjalle.

"Ne jemi të nderuar që marrim pjesë në këtë marrëveshje me Ministrinë Shqiptare për punën e transplanteve për ta përforcuar transplantin midis donatorëve të vdekur dhe të gjallë. Jemi në fazën finale të ekzekutimit të një marrëveshjeje që ka filluar shumë më përpara dhe tani kemi vënë në vijë çdo punë dhe jemi në fillimin e vërtetë të saj. Do të punojmë shumë në formimin e stafit që do të merret me këtë projekt", thotë mjeku italian Alessandro Nanni Costa. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2012, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori