QSUT kthehet në stacion furgonësh
Sheshi përpara Shërbimit të Onkologjisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", është kthyer në një stacion të mirëfilltë për pasagjerët e rretheve.


Taksitë 8+1 janë automjetet më të shpeshta që të zë syri para këtij spitali, ndërsa kjo është kthyer në një makth për familjarët e pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të depërtojnë për të parkuar makinat e tyre.


"Kam për të vizitu nënën, por s'kaloj dot se ma kanë zënë rrugën furgonët e Lushnjës. S'më mjafton fakti që po shkoj në spital, po tani të vras mendjen se ku do parkoj makinën e si do e çoj nënën që mezi mbahet në këmbë", - shprehet një burrë rreth të 60-ave, në afërsi të Spitalit Onkologjik për Gazetën Shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori