U dëmtua sapo u kthye në stërvitje, Strakosha pritet të kthehet shpejt

Thomas Strakosha pësoi një dëmtim në ditët e para të rinisjes së stërvitjes me Lazion, por sipas mediave pranë klubit bardhekaltër, për gardianin e kombëtares shqiptare nuk ka asgjë shqetësuese.

Pas kontrolleve të imtësishme, mjekët e klubit bardhekaltër i kanë sugjeruar Strakoshës një pushim 7-ditor dhe më pas do të mund të stërvitet rregullisht nën urdhrat e Simone Inzaghit, në pritje të rinisjes së kampionatit.

Ky është një lajm i mirë për teknikun bardhekaltër, që momentalisht ka në dispozicion vetëm portierin e tretë Guido Guerrieri dhe të katërtin, shqiptarin tjetër Marko Alia, pasi Silvio Proto kthehet vetëm sot në Itali, por do të qëndrojë 14 ditë në karantinë para se të rinisë stërvitjen.


Shtuar 18.05.2020 13:50