QSUT, emërohet drejtori i ri
QSUT
Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo ka preznatuar sot drejtorin e ri të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Edmond Rrushi do të zëvendësojë në këtë post Saimir Ivzikun, i cili u largua pak ditë më parë.

"Zbatuam me përpikmëri ligjin për zgjedhjen e drejtorit të ri. Emri u zgjodh mes tre kandidaturave të paraqitura në bord. QSUT, si një institucion terciar, do të ketë bashkëpunim mes shefave dhe drejtuesve për marrjen e vendimeve.Shpresoj në një bashkëpunim të suksesshëm mes Ministrisë së Shëndetësisë, dekanatit të fakultetit dhe QSUT", tha Tavo. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2012, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori