Qosja: Shqipëria po rilind
Akademiku Rexhep Qosja e festoi ditëlindjen e 78-të në Tiranë, në një aktivitet të organizuar në Muzeun Historik Kombëtar. Në një intervistë për gazetën Dita, Qosja shprehet se është i bindur se rilindja po ndodh.

“Të them të drejtën, këto ndryshime pozitive për të ardhmen e Shqipërisë nuk kanë të bëjnë me ditëlindjen time. Unë ndihem fatlum kur më thonë se ditëlindja ime ka të bërë me këto zhvillime pozitive historike, që kanë ndodhur e po ndodhin në Shqipërinë tonë. Kur është mirë Shqipëria, është mirë gjithë kombi shqiptar. Kjo është kënaqësia më e madhe për mua dhe nuk gjej fjalët për ta shprehur këtë gëzim që ndjej për çdo zhvillim pozitiv në Shqipëri dhe për shqiptarët. Unë ndihem jashtëzakonisht i lumtur nga fakti se Shqipëria po rilind. Projekti që ka shpalosur kryeministri Edi Rama po realizohet nga dita në ditë dhe kjo vërteton më së miri orientimin evropian të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, të cilin ne e kemi ëndërruar dhe pritur prej kohësh,” tha Qosja. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2014, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori