Ronaldo, Messi dhe Zidane në një klub? Mediat franceze: PSG fillon punën

Duket si e pamundur, por Zinedine Zidane mund të jetë trajneri i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Në Francë, nga “El Parisien” se Paris Saint-Germain dëshiron që të zëvendësojë trajnerin Mauricio Pochettino me Zidanen.

Ish-kreu i stolit të Real Madrid po pret një ftsë nga kombëtarja e Francës, por në rast se ajo nuk do të ndodhë atëherë PSG-ja do tentojë të gjitha “letrat” për të bindur francezin që të marrë drejtimin e ekipit të tyre.

Duke ditur marrëdhënien e Zidanes me Ronaldon dhe faktin që portugezi nuk po e gjen veten te Manchester United, nuk do të ishte habi që ai t’i bashkohej teknikut në Paris, aty ku do të gjente dhe rivalin e tij kryesor Lionel Messin.

Megjithatë për momentin këto mbeten raportime të medieve franceze, pasi nga klubi parizien nuk ka një komunikatë zyrtare në lidhje me Zidanen.


Shtuar 16.04.2022 14:08