Qëlloi me grusht Kreshnik Spahiun, Flamur Pirraçi militanti i flaktë i PD-së (FOTO LAJM)

Flamur Pirraçi është 34-vjeçari nga Tirana që u akuzua se qëlloi me grusht kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në çadrën e opozitës të ngritur para kryeministrisë.

Pirraçi mësohet se ka një palestër të tij të cilën e frekuenton edhe vete.

Kujtojmë se gjatë momentit të shoqërimit nga policia, Pirraçi ka rrëfyer shkurtimisht arsyet se përse e qëlloi Spahiun, duke thënë se ky i fundit i kishte ofenduar “kompetentin”.

Ndërkohë vetë Spahiu është shprehur se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar me vrasje për të mos sharë Edi Ramën dhe më pas e kanë goditur.

Por sipas disa burimeve Pirraçi prej disa ditësh qëndronte tek çadra e protestes së opozitës dhe nga fotot në rrjetet sociale ai duket mbështetës I flaktë I Partisë Demokratike./albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori