Qëlloi me armë në Kombinat, i riu: Pistoleta ishte e gjyshit, e mbaja me vete si kujtim

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë “arrest në burg” për Emra Kurteshin, i riu që qëlloi me armë në ajër disa ditë më parë në zonën e Kombinatiti. Gjatë seancës i riu ka thënë që pistoleta ishte e gjyshit dhe e mbante me vete pasi e kishte kujtim prej tij, por nuk ka pranuar të jap më tepër detaje.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës.  Policia njoftoi se gjatë një përleshjeje me sende të forta mes dy personave, njëri prej tyre ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër.


Shtuar 16.04.2022 11:15