Qëlloi Braçen, Byroja përjashton Nokën 10 ditë nga Kuvendi (VIDEO)

VRA by albeu
Pas zënkës së sotme në Parlament ku deputeti demokrat Flamur Noka gjuajti letrën e votimin drejt Braçes, është mbledhur Byroja e Kuvendit ku ka vendosur që të përjashtoi me 10 ditë nga Kuvendi Flamur Nokën.

Kërkesa për përjashtimin e Nokës e bëri PS, por edhe PD kërkoi përjashtim e deputetit socialist Braçe por nuk u miratua nga Byroja.

Noka foli për mediat dhe deklaroi se Braçe duhet të zbatojë rregulloren e këtij Kuvendi, “atë bëra edhe unë, mora rregulloren dhe ia hodha surratit, deficencën e tij fizike dhe morale te mos e tregoje me rrugaceri”, tha Noka.

Pas përjashtimit të Nokës, opozita braktiso seancën plenare e cila rinisi per here te katert normalisht.

Edi Paloka tha në seance: “O rrëzohet Edi Rama o diktaturën do ta mbajmë në shpinë të gjithë”./albeu.com/



Shtuar më 16/02/2017, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori