QKUK: Per nje jave, 129 te shtruar nga aksidentet
Albeu.com
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar sort se është shtuar dukshëm numri i pacientëve që kërkojnë ndihmën mjekësore në kuadër të Qendrës Emergjente, si pasojë e aksidenteve në komunikacion.
Bazuar në statistikat e Qendrës Emergjente, vetëm për një javë, ka pasur 129 raste kur pacientët kanë kërkuar ndihmën e mjekut, si pasojë e aksidenteve. Po ashtu, është shtuar numri i pacientëve që kërkojnë ndihmën mjekësore.

Në bazë të dhënave nga Qendra Emergjente për një javë janë trajtuar 1.070 pacientë, shifër kjo rekorde e trajtimit të pacientëve në kuadër të Qendrës Emergjente. Qendra Emergjente e QKUK-së, për shkak të mbingarkesës së madhe, apelon tek qytetarët e Republikës së Kosovës, që mos ta ngarkojnë pa nevojë Qendrën Emergjente, por në raste jo emergjente të drejtohen në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Spitalet Rajonale.
Shtuar më 28/07/2010, ora 12:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori