Qindra shiringa droge, në Elbasan të rinjtë vrasin ëndrrat dhe shkatërrojnë të ardhmen (VIDEO)
Një video mjaft shqetësuese është shpërndarë nga një qytetar i Elbasanit.

Në pamje duket ambienti i mbushur me shiringa të përdorura për konsumin e drogës. I shqetësuar tej mase qytetari shprehet se ky nuk është i vetmi vend, por ka dhe shumë vende të tjera.

Postimi i plotë:

Kete video e xhirova mbreme ne nje lagje ne periferi te qytetit te Elbasanit. Aty gjendeshin qindra shiringa te perdorura per konsumimin e droges. Qe nje tmerr i vertete, nje ndjenje e forte trishtimi me pershkoi trupin. Ai vend qe nje çerdhe e vertete ferri. Te rinj te qytetit vrasin cdo dite aty endrrat e tyre dhe shkaterrojne te ardhmen. Por per fat te keq kjo eshte vetem nje nder çerdhet e shumta qe gjenden ne qytet, ku çdo dite degradon dhe shthuret rinia jone.

Nje ngjarje e tille duhet te ngreje ne kembe autoritetet lokale dhe institucionet pergjegjese, vetem se une nuk jam aspak optimist duke qene se keta te fundit kane informacionet e duhura per gjendjen aktuale, qe po e shnderron qytetin ne nje zone me zombi, pa te ardhme dhe perspektive per rinine.
Besoj se e njejte, gjendja eshte edhe ne qytete te tjera te shqiperise, dhe ky eshte nje ogur i zi.
Kjo kategori e te rinjve jo vetem qe nuk eshte produktive dhe e dobishem per veten, por eshte shnderruar ne nje barre e rende per familjen dhe shoqerine.

Per te plotesuar epshet e tyre ata nuk marrin fare parasysh se si i sigurojne te ardhurat, mjafton te drogohen edhe nese te ardhurat i sigurojne ne rruge te paligjshme.
Para ca kohesh ime me qe viktime e agresivitetit te nje te riu, i cili i shkul nga qafa varsen qe aq shume e donte, sepse atij i kishte ardhur vakti per t'u droguar. Jo me larg se dje nje kusherire e imja vidhet para deres se shtepise. Sot e takova rastesisht ne rruge personin qe e vodhi. Goxha djale ne paraqitje, por totalisht i degraduar.

Kur dua te drogohem shkoj dhe vjedh cfare te mundem, -me tha, - sepse nuk duroj dot, s'kam cfare te bej?! Nuk do e perseris me. Me fal. Kaq me tha, ky qe justifikimi i tij.
Qyteti eshte mbushur me djem te tille te shnderruar ne zombi, dhe rastet e grabitjeve jane pa fund.
Ata behen cdo dite edhe me teper agresive, dhe per rrjedhoje edhe me te rrezikshem.

Kjo e keqe ndoshta nje dite do te infektoje edhe femijet tane, edhe femijet tuaj, qe te gjithe kemi pergjegjesi per kete gjendje, qe cdo dite e me shume vec perkeqesohet.
Shtuar më 30/06/2020, ora 08:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori