Qindra çanta, bllokohet 1 miliard euro kokainë në Gjermani
Një sasi kolosale kokaine është bllokuar nga autoritetet gjermane pak ditë më parë ndërsa lajmi është bërë publik sot.

Bllokimi i sasisë prej 4.5 ton kokainë ka ndodhur në Hamburg dhe ngarkesa ishte nisur nga Uruguaji me qëllim tregun europian.

Gjetja dhe bllokimi i kokainës është kryer dy javë më parë, por lajmi është bërë sot publik në mediat gjermane, të cilat duke cituar autoritete e doganave në Hamburg raportojnë se kontejneri ku u gjet kokaina kishte një mbishkrim, ku thuhej se në brendësi të tij kishte sojë.

Autoritete portuale vijuan kontrollin duke gjetur më pas 221 çanta sportive me ngjyrë të zezë dhe që përmbanin 4 200 pako kokainë.

Mendohet se vlera totale shkon në 1 miliard euro.
Shtuar më 02/08/2019, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori