Qeveria zvicerane vijon mbështetjen për konsolidimin e Reformës Territoriale e Administrative
Qeveria zvicerane ka dhënë 500.000 USD për të vijuar konsolidimin e reformës territoriale dhe administrative në Shqipëri.

Marrëveshja u nënshkrua sot nga Ambasadori zviceran në Shqipëri Christoph Graf dhe Përfaqësuesi Rezident i Kombeve të Bashkuara, Brian Williams.

Ky fond i ri do të asistojë bashkitë e reja të cilat dolën nga amalgamimi i njësive të mëparshme të qeverisjes vendore – si pjesë e projektit nga disa donator "Mbështetje për Reformën Territoriale dhe Administrative" – STAR 2.

Fokusi është forcimi i kapacitetit menaxhues dhe administrative në nivelin e bashkive, për të ofruar më shumë shërbime efiçiente, përfshirëse dhe të drejta. Projekti synon të aftësojë bashkitë për të dhënë shërbime me cilësi më të lartë dhe në një mënyrë të hapur, transparente dhe pjesëmarrëse për të përmbushur pritshmëritë e publikut.

Së bashku me donatorë të tjerë – BE, Suedia, Bashkëpunimi Italian, USAID dhe UNDP – Zvicra mbështen reformën territoriale dhe administrative për shkak të potencialit për të përmirësuar funksionimin e qeverisjes vendore në vend.

Kontributi zviceran është vazhdim i një kontributi të mëparshëm financiar prej 700.000 USD gjatë fazës së parë të projektit STAR.

Projekti do të zgjasë tre vjet e gjysëm dhe ka një buxhet prej rreth 8.2 milion USD. Qeveria shqiptare jep 250.000 USD për këtë nismë.

Duke parë rëndësinë e reformës territoriale dhe administrative dhe veçanërisht konsolidimin e 61 bashkive të reja, STAR 2 ka mbështetje nga gjashtë donatorë ndërkombëtarë, krahas qeverisë shqiptare.

Qeveria vendore akoma ka nevojë të tejkalojë disa sfida serioze dhe i duhen vendime të guximshme për një zbatim efektiv të strategjive decentralizuese administrative dhe financiare.

Projekti STAR 2 i përgjigjet këtyre sfidave përmes fokusit në forcimin e institucioneve vendore, përmirësimin e shërbimeve, dhe promovimin e demokracisë vendore. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2016, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori