Qeveria zbulon planin e ri kundër kanabisit, ja çfarë do të bëhet
Qeveria ka njoftuar një plan të ri për luftimin ndaj kanabisit.

Në një konferencë për median Niko Peleshi dha detaje rreth mënyrës se si do veprohet, duke kujtuar përfshirjen paralele të shumë strukturave, që nga policia, ushtria, SHISH, pushteti vendor, e deri te bashkëpunimi i ngushtë me ndërkombëtarët.

“Në përbërje të grupit do të jetë policia, inteligjenca e ushtrisë, bujqësia, mjedisi, pushteti vendor në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Masa për zyrtarët që nuk do të mbajnë në kontroll territorin që janë përgjegjës”- tha ai.

Sipas Peleshit, zbatimi i planit kombëtar kundër kanabisit eshte prioritet i qeverisë.

Ai akuzoi qeverinë Berisha për Lazaratin, pasi sipas tij fshati kishte mbështetje dhe u tolerua që të kultivonte lëndë narkotike.
“Modeli i Lazaratit ndikoi në inkurajimin e kultivimit në rajone të tjera. Goditja e Lazaratit solli që energjitë kriminale të shpërndahen në vende të tjera”- tha ai.

Sipas tij, Policia e shtetit dhe institucionet e tjera do të angazhohen në një operacion të kombinuar për të goditur që në gjenezë kultivimin./albeu.com/

Shtuar më 29/03/2017, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori