Qeveria u tregua bujare në kontratën me Bankers
Dy ditë më parë dolën pjesë nga kontrataBankers ka bërë me qeverinë që përfaqëson shqiptarët, por nuk ka dalë gjithçka.

Kontrata është kaq e pazakontë në përfitimet e njëanshme që i siguron Bankersit sa nuk do pranohej nga asnjë shtet normal në botë.

Vetëm një rresht i faqes 12 të saj vlen përshembull …125 milion dollarë fitime të Bankers në 10 vitet e fundit.

Për çfarë bëhet fjalë?

Në faqen 12 të kontratës që posedohet nga DITA në paragrafin 3.5.1.1 flitet për një nga zonat që para kontratës ishte e shtetit dhe më pas i kalon Bankersit.

Identifikohet si Pad D dhe Pad H.

Kontrata normale do duhej të parashikonte për zonën, një kthim produkti tek Albpetrol prej 70 përqind vitin e parë.

Pra 70 përqind e naftës së nxjerrë duhet ti kthehej vitin e parë Albpetrolit.

Më pas në vitin tjetër e në vijim përqindja ulet në bazë të një formule që ndërthur prodhimin, fitimin e shtetit dhe fitimin e kompanisë.

Dhe vini re çfarë thotë kontrata:

Prodhimi që do ti jepet Albpetrolit nga ajo që Bankers do nxirrte nga Pad D dhe Pad H është as 70, as 50, as 30 përqind por…zero!

Vetëm kjo zonë në momentin që është dorëzuar nga shteti shqiptar nxirrte mesatarisht 150 ton në ditë.

Në 10 vjet duke marrë parasysh koeficientin e shfrytëzimit ajo ka nxjerrë 250 mijë tonë naftë, e barabartë me 125 milionë dollarë.

Të cilat praktikisht i janë falur Bankersit.

Dhe nuk është vetëm kjo.

Shumë nga puset i janë lëshuar Bankersit me parashikim 15 përqind ulje prodhimi në vit.

Pra Bankers do kthente në Albpetrol çdo vit 15 përqind më pak se një vit më parë nga nafta që nxirrte prej puseve.

Por ulja reale e naftës që nxirrej në këto puse ka qenë vetëm 6 përqind!/albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 18:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori