Qeveria u rrit pagat me 20% diplomatëve që t'i zbardhin faqen Ramës para ndërkombëtarëve
Qeveria ka premtuar një rritje pagash për mjekët, infermierët, ushtarakët, mësuesit dhe ushtarakët gjatë vitit të ardhshëm.

Kjo ka qenë tema e konferencs për shtyp të ministrit të Financave Arben Ahmetaj, i cili nuk tha ndërkohë se sa do të jetë rritja për secilën kategori duke preferuar të deklaronte vetëm fondin që do të përdoret.

Nga një përllogaritje e përafërt duket se rritja do të jetë mesatarisht 5 për qind, por Rama dhe Ahmetaj janë treguar shumë më zemërgjerë për diplomatët. Ata do të kenë rritje pagash 20 për qind krahas faciliteteve të tjera që kanë siç është qiraja e banesës, makinat, dietat, etj.

“Lajm i mirë është rritje e pagave; shëndetësi, arsim, mbrojtje, sistemi penitenciar dhe trupi diplomatik i Shqipërisë në vendet e ndryshme. Në Shëndetësi përfitojnë 4650 mjekë dhe 13745 infermierë me një fond vjetor mbi 1 mld lekë. Në arsim përfitojnë 35783 staf mësimor me një fond vjetër 1.5 mld lekë. Në sistemin 6560 policë të burgje me një fond 600 e ca mln lekë në vit. Do ketë rritje të ndeshmë të pagave për diplomatët shqiptarë prej 20 %”, -tha Ahmetaj.

Po ashtu Ahmetaj ndau me publikun edhe pritshmërisë e qeverisë për vitin që vjen, ndërsa shtoi se 2019-ta do të pësojë rritjen nga më të lartat në vendet e rajonit.
Shtuar më 26/10/2018, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori