Qeveria tërhiqet nga burgjet private: Nuk pati interes dhe modelet jashtë dështuan
6 vite më vonë, nga ligji i miratuar në 2014, qeveria shqiptare ka hequr dorë nga mundësia e hapjes së burgjeve private për të dënuar deri në maksimum me 5 vite burg.

Dy janë shkaqet kryesore që çuan ministrinë e Drejtësisë në tërheqjen e dispozitave në ligjin e ri për të drejtat dhe trajtimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve, miratuar në korrik.

E para lidhet me mungesën e interesit për të ndërtuar burgje private ndonëse kishte hapësirë ligjore dhe e dyta me faktin se në disa vende ku është zbatuar ky sistem, ka dështuar, transmeton euroneës.al.

Për këtë në referencë merret eksperienca e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku në këto vende kjo praktikë po shkon drejt mbylljes.

ligjin e vjetër parashikohej që rregullat për burgjet private do të përcaktoheshin me një vendim të veçantë të këshillit të ministrave, por asokohe ekspertët u shprehën skeptikë, lidhur me garantimin e sigurisë dhe administrimit brenda kuadrit ligjor.
Shtuar më 23/09/2020, ora 22:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori