Ministrja për Parlamentin, Ermonela Felaj, në një prononcim të shkurtër për mediat nënvizoi se do të ndërhyet duke bërë saktësimin e nevojshëm në lidhje me nismën për kriminalizimin e shpifjes.
“Një gjë të jetë e qartë, politikanët duhet të jenë korrekt dhe kanë
detyrimin të shprehin të vërtetën. Do ketë riformulim të
nenit. Nuk ka të bëjë me
median”, tha ajo.
Sipas saj, “qëllimi i
nenit është per të vendosur një marrëdhënie te re me të vërtetën si detyrim për të gjithë. Askush nuk është dakord me atë që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë. Të zgjedhurit, funksionarët e lartë shtetëror, kanë
detyrimin që të thonë të vërtetën”, shtoi më tej ajo. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2015,
ora 11:18