Qeveria teknike, ja kush do të jetë ministri i ri i Arsimit
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Pas marrëveshjes PS-PD kanë nisur të dalin dhe emrat e parë që mund të vihen në krye të ministrive.

Burime nga PD bëjë me dije se Ardian Marashi do të vihet në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në vend të Lindita Nikollës.

Ky i fundit ka mbajtur postin e ish-drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike, ndërsa tashmë do ta marrë detyrë të re, atë të Ministrit të Arsimit.

Propozimet do të vijnë edhe nga aleatët, të cilët i qëndruan në krah PD-së përgjatë gjithë qëndresës së gjatë në çadrën përballë Kryeministrisë.

Mirëpo, deri të hënën emrat e opozitës duhet të jenë gati, pasi secili prej tyre do të votohet në seancën e jashtëzakonshme për t’i hapur rrugën qeverisë së re teknike. Kështu, ka dalë fillimisht emri i Ardian Marashit që do të jetë Ministri i ri i Arsimit, shkruan GSH.

Pakti parashikoi që PD-ja do “të marrë” drejtimin e 6 ministrive, disa drejtorëve të rëndësishëm, si të ALUIZNI, OSHEE, Burgjeve dhe Hipotekës si dhe drejtimin e KQZ-së dhe Avokatit të Popullit. Ja postet që do të marrë PD-ja.

1. Zv/Kryeministër, teknik
2. Ministri i Brendshëm, teknik
3. Ministri i Arsimit, teknik
4. Ministri i Shëndetësisë, teknik
5. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
6. Ministri i Financave, teknik
7. Ministri i Drejtësisë, teknik
8. Drejtori i OSHEE
9. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
10. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
11. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
12. Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori