Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet suedezi në Sarandë

Policia ka arrestuar një shtetas suedez me banim në Sarandë, i cili ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit suedez S. L., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, policia bën me dije se, mëngjesin e sotëm është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Vlorës, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 25 vjeçe, e cila dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije të ankoruar pranë portit Vlorë. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka qënë nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me identifikimin e shtetases dhe sqarimin e rrethanave të rastit./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 11:44