Përmbyset autobusi në Berat, ka të lënduar

Një autobus me udhëtarë është përmbysur orët e para të mëngjesit të sotëm në Poshnje të Beratit.

Si pasojë, raportohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.

Dyshimet janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës së madhe që ka pasur në rrugë, pas motit të përkeqësuar në orët e fundit.

Nuk dihen ende identitetet e personave të përfshirë në këtë aksident. Policia ndodhet në vendngjarja dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.


Shtuar 5.02.2020 07:16