Qeveria shqiptare rrit gjobat per shkelesit e rregullave te qarkullimit rrugor
Albeu.com
Tashmë ndërshkime më të rënda, për drejtuesit e automjeteve, të cilët shkelin regullat e qarkullimit rrugor. Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në kodin rrugor të cilat rrisin masën e ndërshkimeve për drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë kodin rrugor.Në këto ndryshime një vëmendje e veçantë duket se i është kushtuar kufirit të shpejtësisë së drejtimit të automjeteve. Nëse më parë një drejtues thyente kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km në orë gjoba maksimale ishte 2 mijë lekë ndërkohë me ndryshimet ajo do të jetë tetë mijë lekë. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 deri në 3 muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 deri në 6 muaj. Ndërsa një person që shkel regullat rregullat e përparësisë, si për shembull në kryqëzime apo për sensin djathtas do të marrë sipas kodit të ri gjobën nga dy mijë deri në tetë mijë, ndërsa maksimali i gjobës me kodin e vjetër ishte 2 mijë lekë. Këto janë vetëm disa nga ndryshimet e bëra në kodin rrugor, ajo qe bie në sy është se në të gjitha rastet kemi një rritje të ndërshkimit për thyerjen e kodit rrugor.
Shtuar më 14/07/2010, ora 23:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori