Qeveria shqiptare pershendet vendimin per liberalizimin e vizave
Albeu.com
Kryeministri, Sali Berisha, reagoi menjëherë pas vendimit të KE-së për liberalizimin e vizave, duke vlerësuar se ky vendim është historik për popullin shqiptar.Ai shtoi se ky liberalizim është premtim i mbajtur i kësaj qeverie. Në konferencën për shtyp, Berisha tha se qeveria shqiptare është e angazhuar për të plotësuar tre kriteret e kërkuara nga KE-ja.

Kreu i qeverisë tha se po merren masa konkrete në këtë drejtim. "Rekomandimi për forcimit të kapaciteteve në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është marrë dhe po merret me seriozitetin më maksimal të kësaj qeverie", tha Berisha, duke përmendur këtu ngritjen e Taks-Force në këtë drejtim, për të luftuar korrupsionin.
Shtuar më 27/05/2010, ora 14:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori